Krasniqi: Asnjë pikë nuk na bashkon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

krasniqi:-asnje-pike-nuk-na-bashkon-me-albin-kurtin-dhe-vetevendosjen

“Ne si PSD, ndoshta kemi qenë ndër të parët që kemi reaguar kundër një përjashtimi të tillë, mohimit të kandidimit në bazë të këtij ligji. Për ne, problemi nuk është thjesht vendimi i PZAP ose KQZ-së, por te vetë ligji ose te interpretimi që i bëhet ligjit, që lidhet me faktin që s’ka kuptim me pas një ligj që iu ndalon në mënyrë shabllon qytetarëve të Kosovës, me kandidu për shkak se e kanë një vepër penale”.

“Një ndalesë e tillë që është bërë në mënyrë shabllon, mund të përdoret shumë lehtë për disiplinim të kundërshtarëve politikë në një moment të caktuar, kur këtë instrument vendos ta përdor sesecili pushtet”.

“Ky ligj është i rrezikshëm dhe jodemokratik, jo vetëm në gjendjen aktuale por edhe në të ardhmen e kemi kundërshtuar këtë në aspekt parimor prej fillimit, edhe pse kemi thënë që asnjë pikë nuk na bashkon me Albin Kurtin ose Vetëvendosjen. Kemi kritikë shumë të madhe dhe thelbësore kundër mendësisë që po e bjen VV-ja, por në këtë pikë kemi qenë parimor pasi është e padrejtë”.

Sipas Krasniqit, e gjithë kjo zhurmë që po e bën VV-ja do t’i falej, nëse sipas tij, Kurti zotohet se nëse vjen në pushtet do ta ndërrojë këtë ligj.

“Në njërën anë, është ligji i padrejtë për të cilin s’ka diskutim. Për mua është qëndrimi hipokrit dhe aspak parimor prej VV-së në raport me këtë ligj, sepse në njërën anë VV nuk del dhe e kundërshton ligjin në përgjithësi, nuk e ka kundërshtuar as kur është bërë ligji i cili ja ndalon kandidimin kur është i dënuar”.

“Ata po e shfrytëzojnë situatën, pikërisht për me kriju një situatë të jashtëzakonshme që mund të ju sjellë sukses më të madh elektoral. VV shumë shpesh e përdor viktimizin si mënyrë për të arritur qëllimin”.