KQZ vendos të rinumërohen vetëm 12 vendvotime

kqz-vendos-te-rinumerohen-vetem-12-vendvotime

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve i ka rekomanduar KQZ-së që të rinumërohen 12 vendvotime.

KQZ në mbledhjen e sotme e miratoi këtë rekomandim të QNR-së. Burim Ahmetaj nga QNR ka sqaruar arsyet se përse duhen rinumëruar këto vendvotime.

Ai ka thënë se ka mungesë të nënshkrimeve nga ana e këshillave të vendvotimit dhe formularë të pa plotësuar.

“Kemi të bëjmë me formularë të përputhjes të dhënave me rezultatet, me formularë të rezultateve të kandidatëve. Në disa raste kemi mungesë të nënshkrimeve nga ana e këshillave të vendvotimit. Kemi raste kur mungon edhe vetë formulari, mirëpo shumicën e rasteve kemi të bëjmë me mungesën e nënshkrimeve dhe me formularë të paplotësuar. Rekomandimi është që të gjitha këto vendvotime të shkojnë në rinumërim të plotë dhe jo të pjesshëm”, shtoi Ahmetaj.

Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).

The post KQZ vendos të rinumërohen vetëm 12 vendvotime appeared first on Mesazhi.com.