KQZ tregon pjesëmarrjen e qytetarëve në votim në orën e parë të zgjedhjeve e Shqipërisë

kqz-tregon-pjesemarrjen-e-qytetareve-ne-votim-ne-oren-e-pare-te-zgjedhjeve-e-shqiperise

Në të gjithë vendin 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë do të zgjedhin parlamentarët e rinj.

Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00:

Pjesëmarrja: 2,85 %

-Raportuar: 628 nga 5199 QV total

-Votuar 13366 nga 469551 zgjedhës në listën e QV të raportuara

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

Kujtojmë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e para e cila ka votuar në qendrën  e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.