KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin

kqz:-te-gjitha-qendrat-e-votimit-jane-hapur-me-kohe,-30-mije-vezhgues-po-e-percjellin-procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur me kohë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një njoftimi për media ka thënë se janë hapur gjithsej 888 qendra të votimit me 2 mijë e 382 vendvotime.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materialet zgjedhore janë përcjellë në çdo vendvotim të Kosovës pavarësisht problemeve me komunikacion si pasojë e motit të ligë.

“KQZ njofton se në orët e hershme të mëngjesit dhe më kohë është shpërnda materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për të gjitha qendrat e votimit. Po ashtu njoftojmë se të gjitha qendrat e votimit janë 888 me gjithsej 2382 vendvotime janë hapur në orarin e paraparë. Sipas kontakteve që kemi me zyrtarët tanë në terren procesi i votimit në orët e para është duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Elezi.

The post KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin appeared first on Mesazhi.com.