KQZ për nëntë ditë pranon afër 6 mijë pako me fletvotime nga diaspora

kqz-per-nente-dite-pranon-afer-6-mije-pako-me-fletvotime-nga-diaspora

Në KQZ deri në ditën e djeshme kanë arrit nga diaspora 5 mijë e 754 pako me fletvotime.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se në këto pako nga jashtë Kosovës mund të ketë më shumë fletvotime.

Ahmetaj ka treguar se këtë pako po mbahen në Ministrinë e Infrastrukturës me një siguri të lartë, derisa ka shtuar se më 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve, këto pako do të dërgohen në QNR për trajtim dhe numërim.

Ndërsa, anëtari i KQZ, Alim Rama nga VV ka propozuar që të futet në rend dite shqyrtimi që pranimi i pakova nga jashtë Kosovës të bëhet deri në ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve. Megjithatë, nuk ka kaluar ky propozim.

The post KQZ për nëntë ditë pranon afër 6 mijë pako me fletvotime nga diaspora appeared first on Mesazhi.com.