KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

kqz-merr-sot-vendim-per-kurtin-dhe-46-kandidatet-tjere-qe-kane-probleme-me-ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Aty do të vendoset për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve, shkruan lajmi.net.Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, do të vendosë për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

The post KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin appeared first on Mesazhi.com.