KQZ mblidhet sot për të proceduar pas vendimeve të Supremes

kqz-mblidhet-sot-per-te-proceduar-pas-vendimeve-te-supremes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të supremes. Kështu ka bërë të ditur gjatë së premtes zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Kamioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë””, tha ai.

Ndërsa të premten Gjykata Supreme ka vendosur rreth ankesave të subjekteve politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/