KQZ: Janë rinumëruar 312 vendvotime nga 552

kqz:-jane-rinumeruar-312-vendvotime-nga-552

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotime, kurse deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime”, tha ai.

Elezi po ashtu bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove nga diaspora.

KQZ ditën e enjte po ashtu ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 58 vendvotime tjera. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme.

The post KQZ: Janë rinumëruar 312 vendvotime nga 552 appeared first on Mesazhi.com.