Kosovarët presin mbështetje më të madhe nga Biden si president i SHBA-ve

kosovaret-presin-mbeshtetje-me-te-madhe-nga-biden-si-president-i-shba-ve

Qytetarët e Kosovës presin që administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e udhëhequr nga Joe Biden do t’i kushtojë më shumë rëndësi Kosovës, shkruan lajmi.net.

Presidenti i zgjedhur, Biden që inaugurohet sonte në Kosovë shihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Biden e ka vizituar Kosovën në muajin gusht të vitit 2016 kur ishte nënpresident dhe mori pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij të vdekur.