“Kosova u bë me Presidenten më të denjë në historinë e saj të re, Kosova faqebardhë me Vjosën”

“kosova-u-be-me-presidenten-me-te-denje-ne-historine-e-saj-te-re,-kosova-faqebardhe-me-vjosen”

Kësisoj një reagim erdhi edhe nga bashkëpuntori i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina.

Ai tha se Presidentja u kthye në zyrën e vet dhe se Kosova u bë me presidenten me të denjë në historinë e saj më të re.

Kupina tha se përpos mbi 300 mijë votave të cilat i japin legjitimitet Osmanit të përfaqësimit të secilit prej nesh, ajo është gardiane e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj kudo e kurdo, transmeton lajmi.net.

Tutje ai shtoi se prej sot, Kosova nuk u bë vetëm me Presidente, por me imazhin e saj.

Postimi i plotë:

Presidentja u kthye në zyrën e vet!

Sot Kosova u bë me Presidenten më të denjë në historinë e saj më të re. Zonja Vjosa Osmani përveç mbi 300 mijë votave, të cilat i japin legjitimitet të pakontestuar të përfaqësimit të secilit prej nesh, është gardiane e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj kudo e kurdo.

Ajo nuk është vetëm presidente e vendit, është ëndrra e realizuar, është modeli frymëzues për gra e vajza jo vetëm në Kosovë, është imazhi që na bënë nder neve dhe shtetit të Kosovës.

Ajo është personifikim i triumfit të parimeve ndaj favoreve, të zotësisë mbi servilitetin, të integritetit kundrejt injorancës, të aftësisë përtej kuotës… Ajo është inspirim për vajza e gra se si arrihet maja me angazhim serioz, profesionalizëm e këmbëgultësi.

Me Vjosën, Kosova hapë një fazë të re në historinë e saj. Një nënë, një grua, një Presidente, një Komandante e Përgjithshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prej sot, Kosova nuk u bë vetëm me Presidenten e saj, por me imazhin e saj.

Presidente Vjosa R. Osmani, urime në misionin tënd fisnik! Shkëlqefsh si gjithnjë përgjatë këtij rrugëtimi!

Kosova faqebardhë me Vjosën!./Lajmi.net/