Kosnett uron Kosovën për zgjedhjet: Shpresojmë të punojmë me Qeverinë e re

kosnett-uron-kosoven-per-zgjedhjet:-shpresojme-te-punojme-me-qeverine-e-re

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se Amerika qëndron në krahë të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re, në momentin që formohet.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett në Twitter. /Lajmi.net/