Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria

kosnett-pas-takimit-me-kurtin:-te-formohet-shpejte-kuvendi-dhe-qeveria

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe Kuvendit.

“I kënaqur të takojë Albin Kurtin dhe të urojë Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkruan Kosnett.

 

The post Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria appeared first on Mesazhi.com.