Korrupsion, mashtrim dhe shkelje besimi, vijon gjyqi për Netanyahun

korrupsion,-mashtrim-dhe-shkelje-besimi,-vijon-gjyqi-per-netanyahun

Pas zhvillimit të zgjedhjeve kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikthehet në gjykatë ku akuzohet për korrupsion.

Netanyahu, i cili mohon akuzat, mbërriti në Gjykatë duke biseduar në heshtje me avokatët ndërsa mbështetësit dhe kritikët e tij në të njëjtën kohë protestonin para ambienteve të Gjykatës.

Netanyahu, i cili akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit e ka përshkruar veten si viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht.

Seanca dëgjimore vjen ndërsa presidenti i vendit takon parlamentarët për të pyetur se kë do mbështesin për të formuar qeverinë e ardhshme, pasi zgjedhjet e disa javëve më parë nuk prodhuan një fitues të vetëm.

Nevojitet një koalicion në të kundërt për të pestën herë në dy vite vendi shkon sërish në zgjedhje. /euronews

The post Korrupsion, mashtrim dhe shkelje besimi, vijon gjyqi për Netanyahun appeared first on Mesazhi.com.