Korab Sejdiu thotë se ishte i pranishëm në protestën e 10 shkurtit të 2007, tregon në detaje se çfarë përjetoi

korab-sejdiu-thote-se-ishte-i-pranishem-ne-protesten-e-10-shkurtit-te-2007,-tregon-ne-detaje-se-cfare-perjetoi

Ai tha se asokohe jetonte në Amerikë, por që kishte ardhur në Kosovë në një pushim të shkurt dhe gjatë këtij pushimi doli në protestën e 10 shkurtit dhe se ishte shumë afër vijës së parë, kah ana e teatrit.

Tutje duke treguar për ngjarjen, Sejdiu tha se kur ndodhi hallakama, e gjuajtjet filluan vetëm 2-3 metra larg tij e sollën njërin prej ty të plagosurve për vdekje atë ditë por që s’i kujtohet nëse ka qenë Moni apo Arbeni, që shihej i goditur keq në kokë, transmeton lajmi.net.

Ai  tha se që asaj kohe i ka mbetur në kokë ajo pamje.

Postimi i plotë:

E kujtoj me shumë dhimbje ngjarjen e vrasjes së Monit dhe Arbenit.

Unë në atë kohë jetoja në Amerikë, por isha në Kosovë në një pushim të shkurtë. Dhe gjatë këtij pushimi, dola në protestën e 10 shkurtit, dhe isha shumë afër vijës së parë, kah ana e Teatrit. Dhe kur ndodhi hallakama, e gjuajtjet filluan, vetem 2-3 metra largë meje e sollën njërin prej dy të plagosurve për vdekje atë ditë (nuk e di a ka qenë Moni apo Arbeni), që shihej i goditur keq në kokë. Më ka mbete në mendje ajo pamje, sot e asaj dite, dhe sa herë e kujtoj, më bjen dhimbje të thellë për ata dy shpirta të njomë që u humbën atë ditë. Shumë u pata tronditë dhe prekë nga kjo ngjarje e dhimbshme.

Lavdi Monit e Arbenit – e dhashtë Zoti që t’ua këthejmë sakrificën me të mirë, ndërsa diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë!