Konjufca: Kushtetuta është vetë shteti

konjufca:-kushtetuta-eshte-vete-shteti

Ai ka thënë se Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem, shkruan lajmi.net.

Konjufca ka shtuar se populli kosovar nuk është dorëzuar asnjëherë në përpjekjet e tij për shtet të mëvetësishëm.

Komunikata e plotë:

Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë.

Si popull kemi rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt gjakimeve dhe synimeve tona për shtet të mëvetësishëm.

Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi.

Prandaj sot, në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë.

Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.​ /Lajmi.net/