Konjufca: Jam i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50%

konjufca:-jam-i-bindur-qe-me-votat-e-diaspores-vv-e-kalon-50%

“Unë jam i bindur që me votat e diasporës kalon 50%”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufac e konsideron sukses edhe nëse VV-ja nuk e kalon këtë më shumë se gjysmën e përqindjes.

“Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca në emisionin DPT në T7.

Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse çdo i dyti qytetar e ka votuar VV-në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

“Kur e kupton që çdo i dyti qytetar e ka votuar VV-në, është një arritje e jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca.