Konjufca: Asnjë gjykatë s’mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku votohet Kurti

konjufca:-asnje-gjykate-s’mund-ta-shpalle-te-pavlefshem-fletevotimin-ku-votohet-kurti

“Qytetarët munden ta votojnë pa asnjë problem Kurtin si të parin e listës së LVV-së. Unë mendoj se asnjë gjykatë nuk mundet ta shpallë të pavlefshëm një fletëvotim të tillë”.

“Kush e voton numrin një absolutisht ka të drejtë. Nëse ne do të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, asnjëherë nuk do të kishin guxim ta largonin nga lista e kandidatëve Albin Kurtin”.

Konjufca ka deklaruar se vendimet për mos kandidim të Albin Kurtit dhe pjesëtarëve të tjerë të LVV-së janë më të padrejtat që nga paslufta.

“Këto kanë qenë vendimet më të padrejta në garën politike të pasluftës”, ka thënë Konjufca në Kanal 10.