Konjufca: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

konjufca:-adresa-e-te-gjitha-krimeve-ne-kosove-eshte-serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast Konjufca ka thënë se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende.

Andaj pohoi se është obligim i tyre institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend, sepse nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij krimi çnjerëzor lufte.

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

The post Konjufca: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia appeared first on Mesazhi.com.