Komuna e Prizrenit i liron qytetarët e saj nga provizioni i PTK-së për pagesat Komunale

komuna-e-prizrenit-i-liron-qytetaret-e-saj-nga-provizioni-i-ptk-se-per-pagesat-komunale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, sot kanë bërë prezantimin e këtij shërbimi të ri që do të jepet për herë të parë në Kosovë, në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop).

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se në bazë të kërkesave të shumta që kanë pranuar nga qytetarët, Komuna e Prizrenit ka vendosur që në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop), të funksionalizohet edhe shërbimi postar duke hapur brenda saj sportelin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe duke e eliminuar provizionin të cilën tashmë përsipër do ta ketë Komuna.

Nga ana tjetër, drejtori Hajdari, theksoi se prej funksionalizimit të QSHI-së, e cila është shembull jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, nga xhepi i qytetarëve të Prizrenit, kanë arritur t’i kursejnë mbi 120 mijë euro duke i thjeshtëzuar mbi 110 procedura të ndryshme./Lajmi.net/