Komuna e Mytaher Haskukës manipulon tenderët, Prizreni që dy vite pa ndriçim publik

komuna-e-mytaher-haskukes-manipulon-tenderet,-prizreni-qe-dy-vite-pa-ndricim-publik

Shumica e rrugëve në qytetin e kulturës dhe turizmit kanë mbetur në terr. Ndiçimi publik, i cili është nën autoritetin e Drejtorisë së shërbimeve publike të Komunës së Prizrenit nuk po mirëmbahet nga askush, shkruan lajmi.net.

Për shkak se Komuna që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka po bën shkelje ligjore në procedurat tenderuese, lidhja e një kontrate më një kompani private që kryen këto punë po duket mision i  pamundur.

Ankesat e qytetarëve për mungesë të ndriçmit kanë mbetur vetëm problem i adresuar që rreth dy vite.

“Duam më shumë dritë” – kërkesat e prizrenasve drejtuar Mytaher Haskukës

Pasi i skadoi kontrata me kompaninë e kontraktuar, Komuna vendosi që të hapë tender në gusht të vitit 2019. Thirrja u quajt: “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”.

Më këtë rast, në garë kanë qenë tri kompani: 1. “Afioni” shpk, “Elektrostublla” me çmim prej 1215517, 70 euro. 2. “Nabs” SHPK & “Eling” Ntsh me çmim 1272751, 14 euro dhe “Multi Businnes Group” SHPK në vlerë prej 1481102, 00 euro.

Komisioni komunal vendosi që të shpërblej me kontratë grupin “Nabs” & “Eling” me çmim prej 1272751, 14 euro, pasi dy ofertat tjera i përjashtoi si të pa përgjegjshme.

Kompanitë u ankuan në Komunë me arsyetimin se kishte shkelje të mëdha gjatë vlerësimit nga ana e komunës së Mytaher Haskukës. Komuna nuk ua mori parasysh ankesën. Më pas ato u ankuan në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ky organ gjeti shkelje të shumta. Urdhëroi Komunën që ta anulojë njoftimin për dhënie të kontratës dhe komplet procedurën e prokurimit, duke e lejuar që të shkojë me ritenderim.

OSHP-ja kishte gjetur se komuna e kishte shpallur fitues një konsorcium i cili nuk i plotësonte kërkesat që vetë komuna i kishte vendosur në dosjen e tenderit. Dhe meqë as konkurrentët e tjerë nuk ishin të përgjegjshëm u kërkua anulim i krejt procesit.

Komuna u pajtua më të gjeturat e OSHP-së dhe e anuloi procedurën e prokurimit.

Më datë 18 Maj 2020, Komuna e Prizrenit ka hapur ofertë të re për “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”.

Gjashtë kompani kanë garuar:

1 .“Multi Bussnis Group”, më ofertë  699, 496, 00 euro.

2.“Nabs” shpk & “Detas D.o.o” me ofrtë prej 1394853, 90 euro.

3.“Termomontimi” Shpk & “N.M.I.Q Mont Comerc” 1419877, 50 euro.

4.“Risamont” shpk, & “Niti” 998043, 00 euro.

5.“Afioni” shpk& “Monting” shpk 1170518, 00 euro.

6.“Afioni” shpk “Elektrostublla” shpk 1250000.00 euro.

 (Shumat janë të shkruara ashtu siç janë ofertuar në dosje të tenderit).

Pasi shqyrtoi ofertat, Komuna vendosi që të anulojë krejt aktivitetin e prokurimit me arsyetimin se të gjitha ofertat ishin të pa përgjegjshme.

Më pas disa kompani u ankuan menjëherë tek zyra e prokurimit duke pretenduar se komuna kishte marrë vendim të kundërligjshëm. Prokurimi komunal e la në fuqi vendimin e vetë dhe refuzoi si te pa bazuar ankesat.

Më pas dy grupe të kompanive u ankuan në OSHP, konkretisht kompania “Multi Business Group” dhe grupi i kompanive “Nabs” & “detas D.o.o”.

OSHP-ja pasi i shoshiti pretendimet dhe u dha të drejtë kompanive, me këtë rast mori vendim që të anulohet vendimi për anulim dhe lënda të kthehet në rivlerësim, pasi konstatoi se ka bazë ligjore që ndaj këtyre dy kompanive të kërkohen informata shtesë lidhur në dy pika të arsyetimit të anulimit.

Komuna, pranoi që e kishte shkelur ligjin, pasi menjëherë vlerësoi ofertat dhe shpalli një fitues konform rekomandimeve të OSHP-së. Pra, Komuna vendosi që të respektojë vendimin e OSHP-së dhe jo të ankohet në Gjykatën Themelore –Departamentin për çështje admistrative.

Por, pas vendimit të Komunës, është ankuar “BM GROUP” SHPK, në prokurimin komunal duke thënë se janë më të lirë dhe janë të përgjegjshëm. Ankesën e tyre e ka trajtuar komuna dhe e ka hedhur poshtë si të pa përgjegjshme.

Para pak ditëve, kjo kompani është ankuar në OSHP, ndërsa ky organ nuk ka marrë akoma vendim.

Ndërkohë, lidhur më këtë aktivitet të prokurimit, ka reaguar para pak ditëve Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, i cili ka thënë se është duke monitoruar aktivitetet e prokurimit në Komunën e Prizrenit dhe gjatë monitorimit dhe hulumtimit AVONET ka identifikuar disa të gjetura dhe këto të gjetura janë në kundërshtim me ligjet dhe me standardin e qeverisjes së mirë.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka identifikuar se në tenderin me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit” është ritenderuar një herë me arsyetimin që Komuna e Prizrenit konkretisht zyra e prokurimit ka bërë shkelje, ku institucioni i OSHP-së ka anuluar tenderin në fjalë për arsye se OE fitues nuk ka qenë i përgjegjshëm.

Ndërsa Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit” edhe pse OSHP-ja Komunës së Prizrenit ia rikthen për të anuluar procesin e parë të procesit të prokurimit për arsye të shkeljeve, andaj Komuna e Prizrenit ka favorizuar operatorin ekonomik duke vendosur në dosjen e tenderit kritere të favorshme për OE NAPS ShPK, si p.sh, në dokumentin përshkrimi teknik i produktit në dosjen e tenderit me numër 1.1 deri 8.17 këto produkte janë vetëm të një prodhuesi të cilat janë të dëshmuar me përshkrime dhe vizatime që figurojnë në dosjen e tenderit”, thuhej në reagimin e AVONET.

Po ashtu sipas hulumtimit të bërë nga AVONET është identifikuar se kompania “Detas D.D.O” që është në koncersium me “OE NAPS” nuk ka referenca për ekzekutim të punimeve por vetëm për shitje, andaj AVONET konsideron se AK nuk ka vlerësuar në harmoni me standardet dhe ligjin e LPP. /Lajmi.net/