Klubi skocez i futbollit Rangers ka vendosur të bojkotojë rrjetet sociale

klubi-skocez-i-futbollit-rangers-ka-vendosur-te-bojkotoje-rrjetet-sociale

Klubi skocez i futbollit Rangers ka njoftuar bojkot shtatë ditor të të gjitha rrjeteve sociale në luftën kundër abuzimit në keto rrjete, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lojtarët dhe menaxhmenti i Rangers kanë filluar bojkotin nga 8 prilli për shtatë ditët e ardhshme”, tha klubi i famshëm.

Ata theksojnë se janë të shqetësuar për fyerjet raciste në rrjetet sociale.

“Veçanërisht jemi të shqetësuar për fyerjet e përditshme raciste që lojtarët tanë duhet të durojnë dhe ne besojmë se derisa mediat sociale mund të jenë një platformë shumë pozitive dhe e shëndetshme për komunikim, ekziston pa dyshim një shqetësim se niveli i urrejtjes tani po del jashtë kontrollit”, theksohet nga klubi.

Ish-futbollisti francez, Thierry Henry, në mars deklaroi se do të braktisë rrjetet sociale për shkak të masave të pakënaqshme të ndërmarra në luftën kundër racizimit.​​​​​​​ /aa

The post Klubi skocez i futbollit Rangers ka vendosur të bojkotojë rrjetet sociale appeared first on Mesazhi.com.