Klinikat dhe spitalet e Kosovës të stërmbushura me pacientë me COVID-19

klinikat-dhe-spitalet-e-kosoves-te-stermbushura-me-paciente-me-covid-19

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se përkundër se gjatë kësaj jave ka pasur një rënie të lehtë të shifrave të të infektuarve me COVID-19, klinikat e QKUK-së dhe repartet e spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vazhdojnë të jenë të stërmbushura.

Krasniqi ka deklaruar se edhe më tutje po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID në pesë klinikat e QKUK-së dhe në shtatë Spitalet Regjionale të Kosovës.

“Edhe më tutje gjendja paraqitet e ngarkuar nëpër spitalet dhe klinikat tona. Janë me numër të madh të pacientëve….Edhe pse numri ditëve të fundit është më i vogël, krahasuar me javën e kaluar kur kishim deri në 900 pacientë që merrnin trajtime nëpër spitalet tona. Ky numër vazhdon të jetë i lartë dhe klinikat tona janë të stërmbushura me pacientë. Aktualisht në të shtatë spitalet regjionale, kemi pacientë që janë duke u trajtuar. Ndërkohë që në Qendrën Universitare kemi pesë klinika që po trajtojnë këta pacientë: Klinikën Infektive, Klinikën e Mushkërive, objektin e Mjekësisë Sportive, bllokun e Klinikave Internistike, si dhe MIQ COVID-in apo repartin intensive”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Sipas tij, varianti i ri britanik ka treguar se është më shpejt i përhapur, por që numri i pacientëve që janë të shtrirë nuk dallon shumë nga viti i kaluar, kur ky variant nuk ka qenë i pranishëm në vendit tonë.

The post Klinikat dhe spitalet e Kosovës të stërmbushura me pacientë me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.