Klinika Infektive fillon trajtimin e pacientëve me koronavirus me plazmën e gjakut

klinika-infektive-fillon-trajtimin-e-pacienteve-me-koronavirus-me-plazmen-e-gjakut

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se plazma konvalescente si terapi mbështetëse do t’i ndihmojë të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim të tillë, shkruan lajmi.net.

Zemaj këtë e ka parë si sukses të profesionistëve dhe shëndetësisë në Kosovë.

“Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë. Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive. Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë. Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë. Vazhdojmë!”, ka shkruar Zemaj.

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë…

Posted by Armend Zemaj on Friday, February 5, 2021

Por si bëhet trajtimi nëpërmjet plazmës së gjakut (konvalescente) dhe çfarë kanë rekomanduar ekspertët?

Plazma e gjakut merret nga pacientët të cilët janë shëruar nga koronavirusi, pasi gjaku i tyre është i pasur me antitrupa që mund të luftojnë virusin.

Transfuzioni i këtyre antitrupave, krijon atë që njihet si imunitet pasiv te të sëmurët nga COVID-19.

Ekspertët amerikanë thonë se plazma e gjakut nga të mbijetuarit e COVID-19 me siguri ndihmon pacientët e tjerë të infektuar të shërohen, edhe pse studimet për këtë nuk kanë qenë përfundimtare dhe ka ende pikëpyetje se kur duhet të ofrohet ky trajtim, dhe çfarë doze nevojitet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vepruar me kujdes sa i përket miratimit të përdorimit të plazës së pacientëve të shëruar nga COVID-19, për personat e infektuar me koronavirus, duke thënë se të dhënat se ky trajtim funksionin janë të një “cilëse të dobët” pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara kanë bërë autorizim urgjent për këtë terapi. /Lajmi.net/