“Kjo fytyrë nuk mund të jetë fytyrë gënjeshtari!”

“kjo-fytyre-nuk-mund-te-jete-fytyre-genjeshtari!”

Sëmundjet e zemrës dhe shpirtit janë ato që shkatërrojnë imanin (besimin)  e njeriut, ndërsa veprat e tyre të mira i  fshijnë sikur fshihet shkrimi me sfungjer. Nuk dihet se cila është me keqe, zilia, ligësia mendjemadhësia urrejtja, syfaqësia apo ndonjë tjetër. Është interesant se gati secila nga këto sëmundje apo cilësi mund të njihet nga fytyra e personit apo sjellja e tij.

Abdullah ibn Mesudi thoshte: “Në të vërtetë e keqja që mban njeriu në zemrën reflektohet edhe në fytyrën e tij por edhe e mira që mban njeriu në zemër gjithashtu reflektohet në fytyrën e tij.”

Nëse duam që fytyrat tona të jenë të bukura dhe të shkëlqejnë atëherë duhet që edhe zemrat dhe shpirtin ta kemi të tillë. Por, nëse rastësisht zemra fillon të ndyhet, atëherë mënyra më e mirë për ta pastruar atë është Istigfari.  Kërkimi i faljes është mënyra më e mirë për ta pastruar zemrën dhe shpirtin nga sëmundjet që mund t’i kaplojnë .Fytyra flet shumë, andaj kur i Dërguari i Allahut shkonte tek fiset arabe dhe kur e shihnin për herë të parë thonin: “Kjo  fytyrë nuk mund të jetë fytyrë gënjeshtari!”

Andaj të mundohemi që zemrat tona të jenë të pastra nga zilia, urrejtja, mendjemadhësia, pastaj edhe fytyra do të na shkëlqej sikur hëna e plotë.

Përktheu: A. D. Islampress