Kjo është zona më e rrezikuar nga vërshimet që po paralajmërohen

kjo-eshte-zona-me-e-rrezikuar-nga-vershimet-qe-po-paralajmerohen

“Të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijojë kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore. Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet,” thuhet në njoftim.

Tutje sipas IHK-sw temperaturat do lëvizin nga 1 gradë celsius ajo minimale në 9 gradë celsius ajo maksimale.

“Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s,” thuhet tutje në njoftim. /Lajmi.net/