Kina regjistron vetëm 11 raste të reja me COVID-19

kina-regjistron-vetem-11-raste-te-reja-me-covid-19

Kina raportoi 11 raste të reja kontinentale COVID-19 më 1 Mars, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të marten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në gjashtë nga 13 raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 89,923, ndërsa numri i të vdekurve mbetet në 4,636. /Lajmi.net/