Kina “e gatshme” të ndihmojë Indinë e rrënuar nga pandemia COVID-19

kina-“e-gatshme”-te-ndihmoje-indine-e-rrenuar-nga-pandemia-covid-19

Kina ka deklaruar se është e gatshme të ndihmojë Indinë mes një rritje shkatërruese të koronavirusit të ri (COVID-19) që vendi pa së fundmi duke regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Brenda ditës së fundit, India regjistroi 314.835 infeksione të reja dhe 2.104 vdekje. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 15,9 milionë, përfshirë të paktën 184.650 viktima.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se vendi i tij “është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë Indisë kundër kërcimit të fundit të virusit COVID-19 që ka shkaktuar mungesë të përkohshme të materialeve mjekësore”.

India me 1,3 miliard banorë është duke parë një rritje të shpejtë të infeksioneve, me shifra ditore të cilat që nga 15 prilli vazhdimisht kanë qenë mbi 200 mijë.

Spitalet në të gjithë Indinë janë të mbingarkuara ndërkohë furnizimet kritike të oksigjenit dhe ilaçeve po mbarojnë në mënyrë të rrezikshme.

Raste të reja në Kinë

Së fundmi, Kina raportoi gjashtë raste të reja me COVID-19.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e vitit 2019 në Wuhan të Kinës, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë është 90.547, përfshirë 4.636 vdekje. /aa

The post Kina “e gatshme” të ndihmojë Indinë e rrënuar nga pandemia COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.