Këto lagje të Prishtinës do mbesin pa ujë deri nesër

keto-lagje-te-prishtines-do-mbesin-pa-uje-deri-neser

Mungesë të ujit do të ketë deri nesër, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë të lagjes Medrese, drejtimi nga fabrika e lëngjeve deri në fshatrat, lagjet Llugar e tutje, ju njoftojmë se si pasojë e shpërthimit të linjës OD160 mm PVC, linjë që furnizon zonat tuaja me ujë, detyrohemi që deri nesër të ndërpresim furnizimin për atë zonë. Gjithashtu njoftojmë banorët e lagjes Dodona, zona poshtë parkut të qytetit, rrugët ‘Hamëz Jashari’, ‘Gustav Mayer, ‘Tringë Smajli’, ‘Bajram Kelmendi’, ‘Mustafa Kruja’, ‘Afrim Vitija’, ‘Rrustem Hyseni’ etj, mbesin pa furnizim me ujë nga ora 22:00, si pasojë e defektit te zona afër ‘Furres së Kacallarëve.