RTV AHIRETI
Kuzhinë

Këto janë frutat dhe perimet që duhet të blini gjatë nëntorit

keto-jane-frutat-dhe-perimet-qe-duhet-te-blini-gjate-nentorit

Ngjyra të ngrohta dhe të forta, frutat dhe perimet që mund të gjenden në nëntor, na ndihmojnë për ta bërë më të gëzuar këtë muaj, gjatë të cilit temperaturat ftohen e humori bie.

Për të përmirësuar gjendjen, duhet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik.

Një nga blerjet tipike të vjeshtës është lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për këdo që vuan nga anemia sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera, të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.

Kopra, me shije relativisht të fortë, është ideale për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë. Mund të përdoret edhe si çaj i nxehtë; kështu rregulloni sistemin tretës.

Nga shporta e frutave do të veçonim mandarinën e cila është burim i mirë i vitaminave A dhe C. Mandarinat janë të shijshme dhe nuk kanë nevojë për ndonjë shoqërues shtesë.

Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungulin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin. Nga frutat mos harroni të blini hurmat, dardhat, rrushin, kivit, shegët, gështenjat, mollët, mandarinat dhe portokajt. /Lajmi.net/

The post Këto janë frutat dhe perimet që duhet të blini gjatë nëntorit appeared first on Lajmi.net.

Related posts

Shurup trëndafili: Pije mbretërore e krijuar për ditë të nxehta!

rezart morina

Vezët në brumin e palëpetave mund t’i zëvendësoni me përbërës që keni në shtëpi

rezart morina

Qofte të pjekura në oriz

rezart morina