Këtë vit vdiqën më pak të burgosur sesa vitin e kaluar

kete-vit-vdiqen-me-pak-te-burgosur-sesa-vitin-e-kaluar

Që nga viti i kaluar e deri fund të muajit prill të këtij viti kanë vdekur 13 të burgosur, bën të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës për Indeksonline.

Vetëm gjatë vitit të kaluar vdiqën 10 të burgosur.

Nga ky numër, 3 prej tyre kanë bërë vetëvrasje, ndërsa 7 të tjerët kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit në institucione shëndetësore jashtë institucioneve korrektuese.

Kurse, nga fillimi i vitit 2021, e deri sot kanë vdekur 3 të burgosur.

“Të njëjtit kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit të tyre në institucione shëndetësore jashtë institucioneve korrektuese“, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.