Këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së në Lipjan

keta-jane-kandidatet-me-te-votuar-te-ldk-se-ne-lipjan

Ndërsa kandidati i LDK’së më i votuar në këtë komunë është kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti.

Në listën të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus, shihet se Avdullah Hoti ka marrë 3356 vota.Pas tij radhitet Shkelzen Hajdini me 3346 vota. E treta më e votuar në komunën e Lipjanit është Vlora Limani-Hajnuni me  2706 vota. Menjëherë pas saj, me  2229 vota është kadidatja Kaltrina Demiri. Ndërsa i pesti në radhë është Lumir Abdixhiku me 2075 vota.

Kujtojmë se në nivel vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet parlamentare është renditur partia e tretë me  103.507 vota.