Këshillë prindërve muslimanë në edukimin e vajzave

keshille-prinderve-muslimane-ne-edukimin-e-vajzave

Prindër të dashur

– Mos i edukoni vajzat tuaja të jenë vetëm kuzhiniere në shtëpi që në këtë mënyrë ti tregojnë dikujt se janë gra të vërteta!

– Mos i edukoni vajzat tuaja të jenë vetëm ato shtëpiake që dinë të lajnë enë dhe të hekurosin,  që nesër të thonë se ajo është  një grua apo bashkëshorte e mirë!

–  Mos i edukoni vajzat tuaja të jenë të dobëta, që shoqëria të thotë se janë modeste dhe të turpshme!

–  Mos i edukoni vajzat tuaja që të qajnë për çdo problem dhe të ankohen gjithmonë, që kështu të tregoj se është femër, e dobët dhe e ndjeshme!

– Mos i edukoni vajzat tuaja që nesër të jetojnë me frikë nga çdokush: burri, shefi, shoqet, shokët…

– Mos i edukoni vajzat tuaja që për çdo cikrimë të kërkojnë falje, pavarësisht është fajtore apo jo!

Por…

– Edukoni vajzat tuaja të jenë të forta! (A nuk thotë pejgamberi a.s. se muslimani i fortë është më i mirë se dobëti?)

– Edukoni vajzat tuaja të jenë guximtare sikur luftëtarët! A  nuk është nëna ajo që edukon dhe ndërton gjenerata?

– Edukoni vajzat tuaja të marrin vendime dhe të kenë qëndrimet e veta! Mos lejoni që nesër, sidomos në martesë të luaj çdokush!

– Edukoni vajzat tuaja të jenë mbështetje dhe shpresë për të dobëtit dhe ata që kanë frikë. Mos harro se ishte Hatixhaja ajo që mbështeti e para Muhamedin a.s.  kur erdhi i frikësuar pas takimit me xhebrailin!  

– Edukoni vajzat tuaja se janë pjesë e shtëpisë ku jetojnë, se të gjithë i duan dhe punojnë për të mirën e saj!

– Edukoni vajzat tuaj se  edhe  në martesë mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre!

– Edukoni vajzat tuaja që nesër të ndërtojnë shtet, shtëpi dhe shoqëri!

– Edukoni vajzat tuaja që nesër të bëhen intelektuale dhe biznesmenë të suksesshme!

– Edukoni vajzat tuaja që nesër të jenë krenaria e popullit të saj. Le të bëhen:  gazetare, analiste, shkrimtare, poete,  sportiste…

– Edukoni vajzat tuaja që feja na mëson se gruaja duhet të jetë e fortë e jo e dobët. Nëse femra është e fortë, e arsimuar dhe e përkushtuar në fenë e saj, të tillë do t’i ketë edhe fëmijët, e tillë do të jetë edhe ardhmja jonë.

– Edukoni vajzat tuaja se turpi është zbukurimi i saj, por ai turp nuk është pengesë që ajo të jetë e fortë, e suksesshme dhe vendimtare!

– Pra, edukoni vajzat tuaja të bëhen muslimane të forta, krenare, të kenë qëndrime dhe të marrin vendime. Roli i femrës muslimane nuk është vetëm pastrimi dhe kuzhina, por,  roli i saj është ta forcoj shoqërinë dhe me punën, dijen dhe mundin e saj ashtu si edhe burri të ndërtojnë gjenerata të shëndosha.

Saudin Cokoja

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)