Kërkohet paraburgim për personin që lidhi martesë me vajzën e mitur në Viti, e njëjta po trajtohet në QKUK

kerkohet-paraburgim-per-personin-qe-lidhi-martese-me-vajzen-e-mitur-ne-viti,-e-njejta-po-trajtohet-ne-qkuk

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatëzëni”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh./Lajmi/net/