Kërkohet paraburgim për Luan Krasniqin dhe të dyshuarën tjetër nga Këshilli Prokurorial

kerkohet-paraburgim-per-luan-krasniqin-dhe-te-dyshuaren-tjeter-nga-keshilli-prokurorial

Përpos Krasniqit bashkë me të u arrestua edhe një femër, pjesë e Këshillit Prokurorial.

Arrestimi i tyre ka të bëjë me aksionin e realizuar ditë më parë në kuadër të subvencioneve të Ministrisë së Bujqësisë.

Pas kësaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit dhe të dyshuarës tjetër, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh./Lajmi.net/