Kërkohet me urgjencë që Arben Vitia të raportojë në Kuvend për vaksinat

kerkohet-me-urgjence-qe-arben-vitia-te-raportoje-ne-kuvend-per-vaksinat

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.

Sigurimi i vakcinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, sot në media u raportua se ministri Vitia me qëllim nuk ka nënshkruar kontratën me Pfizer për ardhjen e vaksinave.

Këto raportime u mohuan nga Vitia në një konferencë për media. /Lajmi.net/