Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve për rrëmbimin e dy shqiptarëve nga Maqedonia

kerkohet-caktimi-i-mases-se-paraburgimit-ndaj-te-dyshuarve-per-rrembimin-e-dy-shqiptareve-nga-maqedonia

Pesë të dyshuarit kishin rrëmbyer dy viktima meshkuj shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar familjarët e tyre dhe duke kërkuar para në këmbim të tyre.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, në mesin e tyre dhe dy zyrtarë policorë dhe një femër.

Sot Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e kësaj komune.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtë nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve”, u tha në njoftimin për media.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur në një prej vilave në fshatin Stanishor, të pandehurit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole./Lajmi.net/

Si ndodhi ngjarja në Novobërdë ku zyrtari policor bashkë me të dashurën kidnapuan e kërcënuan dy shqiptarë nga Maqedonia