Kërcënuan një qytetar, arrestohen tre persona në Prishtinë

kercenuan-nje-qytetar,-arrestohen-tre-persona-ne-prishtine

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë njoftuar se tre personat janë arrestuar, por pas intervistimit nga prokurori kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMË pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë. Tre te dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/