Kërcënoi me vrasje një femër në Prishtinë, arrestohet një person

kercenoi-me-vrasje-nje-femer-ne-prishtine,-arrestohet-nje-person

Me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person e të cilit i janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/