Keku me mjaltë, kos dhe vaj ulliri – Receta e shijshme

keku-me-mjalte,-kos-dhe-vaj-ulliri-–-receta-e-shijshme

E shijshme dhe e kombinueshme në mënyra të ndryshme, me fruta të thata, arra, bajame, lajthi, fruta të freskëta, por edhe akullore me shije të ndryshme.

Përbërësit:

1 filxhan çaji kos shtëpie

1 filxhan çaji vaj ulliri

150 ml mjaltë

1 lugë gjelle trumzë e freskët e prerë hollë

1 lugë çaji lëkurë e grirë limoni

3 vezë të mëdha

1 filxhan e gjysmë çaji miell shumë-përdorimësh

Gjysmë luge çaji pluhur pjekës.

Gjysmë luge çaji sodë buke

Një majë luge çaji kripë

Përgatitja

Ndizeni furrën dhe përgatisni tavën e ëmbëlsirës duke e yndyrosur lehtë sipërfaqen fundore të saj. me dy lugë gjelle vaj ulliri.

Nëse preferoni mund të vendosni letër pjekjeje në tepsi dhe ta yndyrosni lehtë.

Në një tas kuzhine përzieni kosin, mjaltin, vajin e ullirit, trumzën dhe lëkurën e limonit.

Shtoni vezët një e nga një duke mos ndaluar përzierjen.

Shtoni miellin, sodën e bukës, pluhurin pjekës dhe kripën.

Brumi duhet të jetë i butë me pak kokrriza por jo i rrahur fort.

Transferojeni brumin në tavën e pjekjes, sheshojeni sipërfaqen dhe futeni në furrë.

Ëmbëlsira duhet pjekur deri sa të marrë një ngjyrë kafe të çelët në sipërfaqe ose për 40-45 minuta.

Pasi ta keni hequr nga furra, lëreni ëmbëlsirën të ftohet në tavë për 10 minuta.

Ju mund ta vendosni në pjatancë dhe ta servirni në temperaturë ambienti.

Ëmbëlsirën e mbetur mund ta mbështillni me qese plastike dhe ta ruani në temperaturë ambienti për deri në 5 ditë. /Lajmi.net/