KE refuzon ‘AstraZeneca’, Komisioni heq dorë nga plani për 100 mln vaksina opsionale

ke-refuzon-‘astrazeneca’,-komisioni-heq-dore-nga-plani-per-100-mln-vaksina-opsionale

Komisioni Evropian deklaroi të enjten se nuk do të zgjedhë të blejë 100 milionë doza shtesë të vaksinës së “AstraZeneca”, pavarësisht se kjo përfshihet në kontratën që BE ka nënshkruar me kompaninë.

Një zëdhënës tha në një konferencë shtypi se afati për të ushtruar të drejtën për blerjen tashmë ka skaduar dhe Unioni nuk planifikon ta rinovojë atë.

Komisioni ka porositur 300 milionë doza nga “AstraZeneca” në kuadër të një kontrate prej 400 milionë dozash, 100 milionë prej të cilave janë opsionale.

Më herët, Brukseli ka paralajmëruar edhe ndërmarrjen e nismave ligjore ndaj kompanisë, për shkak të vonesave në shpërndarjen e saj.

“Çfarëdo hapash që të merren ndaj “AstraZeneca”, ato do të ndërmerren nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare në kuadër të një strategjie që duhet ta implementojmë së bashku. Sa i takon çështjes së vaksinave, ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet që na ndihmojnë të garantojmë shpërndarjen e tyre në kohë”, u shpreh Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Deklarata e Komisionit Evropian vjen në një kohë kur disa vende evropiane si Danimarka e kanë braktisur vaksinën e ofruar nga kompania anglo-suedeze, ndërsa të tjera kanë shtyrë procesin e vaksinimit me të, në pritje të rezultateve të mëtejshme mbi lidhjet mes dozave dhe mpiksjes së gjakut. /euronews

The post KE refuzon ‘AstraZeneca’, Komisioni heq dorë nga plani për 100 mln vaksina opsionale appeared first on Mesazhi.com.