Katër të vdekur dhe 292 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

kater-te-vdekur-dhe-292-raste-te-reja-me-covid-19-ne-shqiperi

Gjatë ditës së fundit, në Shqipëri janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë ndërsa janë shënuar katër raste fatale me humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se katër viktimat e fundit janë të moshës 39-66 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria që prej fillimit të pandemisë dhe deri tani numëron 1 281 viktima të shkaktuara nga COVID-19. Në total deri tani kanë rezultuar të infektuar gati 68 mijë dhe nga këta janë shëruar 40 800 persona.

Nga mbi 25 800 që janë rastet aktive në të gjithë vendin, gati 15 mijë persona të infektuar janë nga Tirana. Ditët e fundit bie në sy fakti se kemi një shtim të rasteve pozitive në qarqet e mëdha si Fieri, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa mbi 1 mijë të infektuar tashmë numërojnë 7 qarqe.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

The post Katër të vdekur dhe 292 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.