Katër persona humbën jetën dje si pasojë e aksidenteve në trafik

kater-persona-humben-jeten-dje-si-pasoje-e-aksidenteve-ne-trafik

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur tre persona të cilët gjendeshin në të njëjtën veturë.

Deri tek aksidenti thuhet të ketë ardhur për shkak se drejtuesi i veturës humbi kontrollin gjatë ngasjes, transmeton lajmi.net.

“Fsh. Raqë, Gjakovë, 17.04.2021 – 07:38. Është raportuar se një veturë me targa të Shqipërisë ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit tre personat që gjendeshin në veturë kanë vdekur. Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion”, thuhet në njoftimin për media.

Një aksident tjetër me fatalitet brenda 24 orëve ndodhi në veri të Mitrovicës.

“Mitrovicë Veri 17.04.2021-20:00. Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i pa i identifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasoj e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 21 aksidente të tjera me të lënduar, kurse 27 me dëme materiale.

Duhet përkujtuar që së fundi Policia e Kosovës apeloi tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik për shkak të numrit të madh të aksidenteve me fatalitet të cilat ishin së fundi./Lajmi.net/