Kandidatja e LDK-së për deputete pretendon se janë manipuluar votat e saj

kandidatja-e-ldk-se-per-deputete-pretendon-se-jane-manipuluar-votat-e-saj

Duke komentuar publikimin e disa video-incizimeve ku dyshohet se një komisioner dhe një person tjetër merren vesh për t’i shtuar votat për kandidaten e partisë së AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, Kajtazi tha se i njëjti model është përdorur edhe për votat e saj.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit në Qendrën për fabrikimin e rezultateve (QNR). Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, shkroi Kajtazi, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që pas publikimit të këtyre video-incizimeve pati reagime të shumta, ndërsa anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani tha se do të kërkojë nga KQZ të rinumërohen të gjitha vendvotimet, që sipas tij kanë qenë në “dorën e mashtruesve”./Lajmi.net/