Kamberi akuzon opozitën serbe se po heshtin ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti i Vuçiqit

kamberi-akuzon-opoziten-serbe-se-po-heshtin-ndaj-diskriminimit-te-shqiptareve-nga-pushteti-i-vuciqit

Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, ka kritikuar liderët kryesorë të opozitës në Serbi për heshtjen ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për “legalizimin” e termit “šiptar”.

Përmes një statusi në Facebook, Kamberi i ka pyetur liderët opozitarë në Serbi nëse heshtja e tyre nënkupton se pajtohen me institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve, respektivisht ndaj shqiptarëve, nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Asnjë fjalë nga liderët kryesorë të opozitës në Serbi për vendimin e Gjykatës së Lartë për ‘legalizimin’ e termit “šiptar”.

Z.Dragan Gjilas, z.Boris Tadiq, z.Zoran Lutovac, z.Boshko Obradoviq, z.Vuk Jeremiq, z.Pavle Gërboviq, z.Borko Stevanoviq, z.Çedomir Jovanoviq…a nënkupton kjo se edhe Ju pajtoheni me institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve, respektisht ndaj shqiptarëve, nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit?

The post Kamberi akuzon opozitën serbe se po heshtin ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti i Vuçiqit appeared first on Mesazhi.com.