Kalon me sukses testimi i vaksinës vendore turke antiCovid tek 250 vullnetarë

kalon-me-sukses-testimi-i-vaksines-vendore-turke-anticovid-tek-250-vullnetare

Në punimet për zhvillimin e vaksinës vendore kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) nga ana e Universitetit “Erciyes” në Kayseri është shënuar një fazë e rëndësishme.

Në punimet e fazës së 2-të ka përfunduar vaksinimi i 250 vullnetarëve.

Fakti se tek vullnetarët e vaksinuar nuk është hasur në efekte anësore të rënda, ka rritur shpresat për vaksinën vendore.

Raporti për efektin e vaksinës do të publikohet në fund të muajit prill. Pas kësaj do të fillojë faza e tretë mbi mijëra vullnetarë në rang ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidentit Fuat Oktay, i cili vizitoi Qendrën e Kërkimeve Klinike të Spitalit të Qytetit në Ankara, në deklaratën e bërë në lidhje me vaksinën vendore tha se është arritur progres në punimet për 7 vaksinat kundër Covid-19 në Turqi dhe nënvizoi se 3 prej tyre kanë kaluar në aplikimet njerëzore. /trt

The post Kalon me sukses testimi i vaksinës vendore turke antiCovid tek 250 vullnetarë appeared first on Mesazhi.com.