“Kallashnikovi” sjell modelin e së ardhmes

“kallashnikovi”-sjell-modelin-e-se-ardhmes

Pushka gjysmëautomatike “shot-gun”, e quajtur “MP-155 Ultima”, është e pajisur edhe me një kamera HD dhe një kompjuter që mëson përdoruesit si të qëllojnë.

Arma Hi – Tech, komplet e ndryshme nga prodhimet e mëparshme, mund të regjistrojë çdo lëvizje dhe të dërgojë të dhënat në telefon përmes internetit ose Bluetooth-it, shkruan CNN.

Me një çmim që vlerësohet të jetë 1.116 euro, arma e re mat kohën e qitjes, numrin e të shtënave dhe normën e shënjestrimit të objektivit. Ajo ka edhe një modul GPS që tregon vendndodhjen e saj kurdo dhe kur i bie bateria, pushka mund të mbushet me një port USB.