Kafenetë dhe restorantet në Moskë nuk pranojnë persona të pavaksinuar

kafenete-dhe-restorantet-ne-moske-nuk-pranojne-persona-te-pavaksinuar

Kushdo që do të shkojë në kafene, bare ose restorante në Moskë do të duhet të tregojë një kod QR. Sipas tyre klientët duhet të tregojnë se janë të vaksinuar, rikuperuar nga Covid-19 ose një test negativ.

Moska vendosi kufizime të reja si pasojë e rritjes së rasteve të koronavirusit dhe numrit të viktimave gjatë javës së kaluar. Hotelet do të jenë në gjendje tu shërbejnë klientëve, pa kod identifikimi, nëse shërbejnë në ambiente të jashtme por deri më 12 korrik.

Kryetari i Moskës tha se për shkak të këtyre masave kufizuese në lidhje me restorantet, regjistrimi për tu vaksinuar shkoi në 86,000, ndërsa ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pas përhapjes së variantit ngjitës Delta. /abcnews

The post Kafenetë dhe restorantet në Moskë nuk pranojnë persona të pavaksinuar appeared first on Mesazhi.com.