Ka prej tyre që shohin gabime në çdo gjë, por të rrallë janë ata që i korrigjojnë ato

ka-prej-tyre-qe-shohin-gabime-ne-cdo-gje,-por-te-rralle-jane-ata-qe-i-korrigjojne-ato

Një piktor i ri bëri  një pikturë për të cilën mendoi se ishte më e bukura. Donte të sfidojë kalimtarët, andaj pikturën e vendosi në një vend publik dhe mbi të shkroi: “Ai i cili vëren edhe gabimin më të  vogël le të vendos një shenjë të kuqe në atë vend.”

Në mbrëmje u kthye në vendin ku e la pikturën dhe kishte çfarë të shohë. Piktura ishte mbuluar me shenja të kuqe deri në atë masë sa ishte shkatërruar origjinaliteti i sajë.

I poshtëruar dhe  i nënçmuar nga ajo që përjetoi shkoi tek mësuesi i tij dhe vendosi të le pikturimin.

Mësuesi i tha se ai do  të ndryshojë vetëm fjalët e shkruar mbi pikturë por jo pikturën. E bëri të njëjtën pikturë e vendosi në të njëjtën vend dhe nën pikturë la furçën dhe ngjyrën e shkroi: “Kush sheh ndonjë gabim në këtë pikturë  le të marr furçën dhe ngjyrën dhe le të përmirësojë gabimin.

Deri në mbrëmje askush  nuk ishte afruar pikturës. E la edhe disa ditë, megjithatë, piktura nuk ishte prekur nga askush. Mësuesi e shfrytëzoi këtë dhe i tha nxënësit të tij: “Mbaj mend, ka shumë njerëz që shohin të gabime  në çdo gjë, por të rrallë janë ata që janë të gatshëm të korrigjojnë ato.

Përktheu: A. D. Islampress