Ka me qindra çështje për të cilat pajtohemi…

ka-me-qindra-ceshtje-per-te-cilat-pajtohemi…

Junus ibn Abdul-A’ala, një nga studentët e Imam Shafiut, raporton se një herë kishte marrë pjesë në një ligjëratë të Imam Shafiut në xhami dhe për një çështje nuk ishte pajtuar me Imam Shafiun. Për shkak të mospajtimit me mendimin e Imam Shafiut, Junusi ishte zemëruar, ishte largua nga ligjërata dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij.

Kur u bë natë, dikush kishte trokitur në derën e shtëpisë së Junusit, dhe Junusi kishte pyetur: “Kush është?”

Vizitori i papritur ishte përgjigjur: “Muhamed ibn Idrisi.”

Junusi ka thënë: “Në atë moment nëpër mendjen time kaluan të gjithë njerëzit që i njihja, të gjithë ata që e mbanin emrin Muhamed ibn Idris, përveç Imam Shafiut. Tek ai fare nuk mendova. Kur e hapa derën, u befasova. Para derës po qëndronte vetë mësuesi im Imam Shafiu, i cili me atë rast më tha:

“O Junus, ka me qindra çështje për të cilat pajtohemi, a do të ndahemi dhe përçahemi pse për një çështje nuk pajtohemi?!”

Përshtati: Miftar Ajdini