Ju lë me pasoja vaksina kundër COVID-19? Greqia do të dëmshpërblejë qytetarët

ju-le-me-pasoja-vaksina-kunder-covid-19?-greqia-do-te-demshperbleje-qytetaret

“Çdo dëm që mund të ndodhë pas vaksinimit dhe pavarësisht nëse nuk ka ndonjë veprim të paligjshëm të mjekut (gabim mjekësor) viktimat duhet të dëmshpërblehen”, thotë vendimi.

Kështu, dera e Gjykatave Administrative për të kërkuar kompensim nga shteti u hap për qytetarët apo familjarët e atyre që kanë ose do të kenë pasoja në shëndet apo edhe raste të vdekjes, pasi janë vaksinuar kundër COVID-19.

Pra çdo i sëmurë ka të drejtë për kompensim nga shteti grek.